Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë ka reaguar përmes një komunikate për shtyp teksa zbulon se klubet po i ushtrojnë presion futbollistëve për të dalë në stërvitje.

Kjo sindikatë me në krye Andi Lilën kërcënon se do të njoftohen autoritetet shtetërore për të marrë masat administrative bazuar në aktin normative të miratuar në 15 mars të këtij viti. Në reagimin për mediet, shkruhej:

“Sindikata e futbollistëve shqiptar siç ju ka venë ne djeni më parë, është vënë në djeni përsëri se disa klube po vënë në presion futbollistët duke i kërcenuar me gjoba që ata të dalin ne stërvitje.

Sindikata e futbollistëve shqiptar do të vej në djeni autoritetet më të larta shtetërore që në përputhje me aktin normativ nr 3 date 15/3/2020 të marin masat administrative ndaj të gjith personave pergjegjes ne klubet e futbollit”.

Në një kohë kur situata ka nisur të agravojë në Shqipëri për shkak të Coronavirusit, siç duket paska klube që kërkojnë që lojtarët e tyre të dalin në stërvitje duke rrezikuar kësisoj jetën e tyre por dhe të atyre përreth./newsport/