Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Sindrit Guri, mbajti një konferencë për shtyp, para ndeshjeve miqësore te kuqezinjëve.
Lojtari foli gjatë konferencës për të ftesën nga kuqezinjtë, kampionatin shqiptar dhe në fund dha dhe një mesazh.
“Kombëtarja nuk duhet vetëm të shfrytëzohet, por edhe duhet të jepet maksimumi.
Kampionati
Mendoj që kampionati shqiptar ka një rritje, kjo shihet edhe në Europë, me performancat e Skënderbeut dhe Kukësit. Kampionati është në rritje, kjo shihet edhe me transferimet tona, Abazaj te Andërlehti por edhe unë.
Për trajnerin
Unë jam sulmues, dua të luaj sulmues, por këtu do bëj çfarë të më thotë trajneri, po më tha mbrojtës, do luaj mbrojtës.
Për kampionatin shqiptar
Ndihem keq për rrëzimin e Vllaznisë, kur e mora vesh u ndjeva keq, por ky është futbolli, jemi katër shkodranë te Kukësi edhe flasim gjithmonë, kampionati shqiptar pa Vllazninë dhe pa Tiranën nuk ka kuptim.
Do të mundohem të jap më të mirën, do jap makismumin dhe do mundohem të jap më të mirën.
Mesazhi
Të ulin kokën dhe të punojnë të gjithë, të dëgjojnë trajnerin.