Sindrit Guri është rikthyer në një lojtar deçiziv për skuadrën e Ostendes, në kampionatin belg. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka dhënë një super asist në golin e parë të ekipit të tij.

Ish-sulmuesi i Kukësit, ka parë shokun e skuadrës Sakala dhe ka dhënë një pas vertikale që thuajse ka çarë mbrojtjen kundërshtare në mes.

Ky ishte asisti i dytë i Gurit, që gjithashtu ka shënuar dhe katër gola me fanellën e skuadrës belge. Përveçse goli i mungoi, 25-vjeçari u ndëshkua dhe me karton të verdhë në minutën e 73’. Megjithatë, sulmuesi shkodran bëri një ndeshje të mirë, pasi në golin e vetëm të skuadrës së tij, ishte ai që asistoi, gol që do të ishte shumë i rëndësishëm për rezultatin final të sfidës, e cila u mbyll 1-1.

Belgjikë, java 28

Ostende – Berenven 1-1
Sakala 60′ / Lombaerts ag. 68′