Ostende e Sindrit Gurit ka siguruar fitoren e dytën në 4 javët e para të kampionatit, teksa ka mposhtur Kortrijk me rezultatin 1-2.

Sulmuesi shqiptar është një titullar i padiskutueshme te skuadra belge, por në këtë sfidë nuk arriti të linte gjurmë me golat e tij.

Shkodrani i zëvendësua nga trajneri në minutën e 72-të duke i lënë vendin Zivkoviçit.

Miloviç dhe Bjelica ishin autorët e golave për Ostenden, e cila me fitoren e sotme u ngjit në kuotën e 6 pikëve dhe aktualisht mban vendin e 7-të.

Sfidën e radhës skuadra e shqiptarit do ta luajë ndaj Zulte Varengelit në shtëpi.