Sindrit Guri është padyshim një nga lojtarët më të spikatur këtë sezon në Superligës.
Sulmuesi i Kukësit ka shënuar 16 gola në këtë edicion dhe është kryegolashënuesi i Superligës ku pretendon edhe Këpucën e Artë.
Kjo formë e mirë e sulmuesit ka sjellur interesin e shumë klubeve dhe kampionateve të huaja.
Nga Zvicra, Rusia apo edhe Kroacia dhe Belgjika ka pasur interes në drejtim të sulmuesit.
Por duket se Guri do ‘ndjekë’ Abazajn. Edhe shkodrani duket se është pranë një kalimi në kampionatin belg të futbollit te ekipi i Gent.
Kjo do ishte një lëvizje e madhe në karrierën e sulmuesit 24-vjeçar pasi Gent është një nga ekipet më të njohura në Belgjikë dhe një ekip që merr pjesë rregullisht në kompeticionet europiane./newsport/