Gazetari i njohur Gezim Sinemati ka mbetur i zhgenjyer nga Vllaznia e ketij sezoni. Ai e kishte menduar dhe e kishte paralajmeruar shpeshhere qe ajo do te ishte nje nga pretendentet me te forta per titullin kampion te ketij sezoni, por nuk ka ndodhur keshtu.

Duke folur gjate emisionit “Procesi Sportiv” mbremjen e djeshme ai nder te tjera nuk ka arritur t’i jape pergjigje nje pyetje qe e shqeteson prej kohesh: Pse Vllaznia heq dore nga kampionati atehere kur nuk duhet? Ja si eshte shprehur ai:

“Ne pamje te pare eshte nje gare shume e bukur kjo per titullin kampion ne mes Partizanit dhe Tiranes. Pa lene kurrsesi menjane ketu edhe Egnatian. Une shpresoj qe kete gare ta lene te rrjedhe e lire dhe e paster deri ne fund.

Deri para disa kohesh, une mendoja se do te ishte Vllaznia e cila do te qendronte siper ne vendet e para te renditjes. Por ajo nuk eshte e qendrueshme ne lojen dhe rezultatet e saj. Une nuk arrij ta shpjegoj pse shkodranet shpesh ia ulin piacen vetes.

Merren me kupen, ndersa ne kampionat eshte shume e paqendrueshme. Semundja e Vllaznise edhe perpara shume vitesh ka qene e tille se atehere vertete edhe mund te humbte, por luante futboll.

Por po shihje Vllaznine kete rradhe ndaj Bylisit, ajo nuk i ngjante vetes. Kjo nuk shkon, qe nje here te luaje mire dhe nje tjeter tjeter te fiket”- ka deklaruar Sinemati./SHKODRA-SPORT.COM/