Gëzim Sinemati, opinionisti i njohur, ka folur për derbin dhe pretendimet që kanë skuadrat pas kësaj sfide. Në “Procesi Sportiv”, ai deklaroi se ankesat e Partizanit ishin pjesë e sistemit me atë që ndodh me arbitrat.

“Kam dëgjuar nga disa njerëz që zoti është bardheblu, me pyeti edhe një shok. Unë them se Zoti nuk ka kohë të merret me futbollin. A e di sa skuadra i luten Zotit? Po të merrej Zoti me futbollin nuk do të kishte trukime. Është ai Zoti në Federatë që vishet një herë me bardhekuq, një herë blu, një herë i kuq, një herë bardheblu. Ai ndryshon ngjyra si kameleoni.

Me vjen keq për Tiranën se u rrëzua se një kampionat pa Tiranën është i vakët. Diskutime do ketë sesbën për derbin se në një moment të atillë delikat, duhej të vepronte ndryshe gjyqtari. Neve jemi të fundit për të respektuar rregulloren e me atë që ndodh me arbitrat, duhet të flasim se pse çdo ndeshje ka rregullore më vete.

Patëm një derbi më parë që thamë pse nuk ka karton. Thanë derbi është i shenjtë, pse ky tani ka kartonë?

Kush më mirë se Partizani e di se çfarë por ndodh me arbitrin, Partizani e di mirë sepse një vit më parë kishin sjellje tjetër arbitrat me të. Se ky është sistemi ynë që çdo vit ndryshon ngjyrë. Ka të drejtë që ankohet, por nuk ka të drejtë se vitin e kaluar nuk foli për gjyqtarët. Këtu do jemi çfarë do të ndodhë me Tiranën një vit më pas, sa të mbarojnë punë me Tiranën.

Shehi? Më atë mendje që ka Gjici edhe Guardiolën e heq pas tre javësh. E keni dëgjuar Halilin kur doli e tha nuk më pëlqyen zëvendësimet se barazoi ekipi? Pse nuk dioi këtë herë të thoshte i qau zëvendësimet?

E pe si u bllokua ndeshja e Bajernit me Hofenhajm, se tifozët atje kanë për kulturë të kenë demokraci dhe duan të kenë atë kontrollin mbi klubin, ndërsa ai presidenti është satrap. Kurse ne jemi të varur. Kukësi i varur nga Safeti, Partizani nga Gazi, Tirana nga ai tjetri, e të gjithë janë të varur nga presidenti i madh, varësi pas varësie. Edhe për trajnerët pyesin në qendër, asnjë klub nuk merr vendime. Edhe për trajnerët pyetet atje, edhe për trajnerët pyetet në federatë.

Nuk e bën këtë të kushteve vetëm Gjici, janë edhe shumë ekipe të tjera. Ka nëntektst tjetër që kampion nuk del trajneri, por presidenti”- tha Sinemati. /vipsport/