Opinionisti sportiv, Gëzim Sinemati, ka pranuar se është çuditur nga fakti se është hapur kaq shumë teoria e komplotit kundër tij nga Panuçi.
“Kur tha Duka për komplot, nuk e besova për komplet se Duka është mjeshtër dhe nuk i lejon kujt t’ia kalojë topin mes shalësh.
Tani që flet Panuçi për komplot do të ishte mirë të nxirrte emrin se ka hedhur në gjyq ish-presidentin Nishani dhe me atë janë të hapur.
Po këtu janë njerëz të afërt të presidentit, që bëjnë shumë gjëra, edhe menaxherin. Janë njerëz që kanë e kanë pasur pushtet brenda kombëtares.
Bravo i qoftë Panuçit që e nxjerr këtë histori, prisja ta nxirrnin te tjerë më ët vjetër. Duket po e bezdisin ata që e qarkojnë”, tha Sinemati për “Procesin Sportiv”. /vipsport/