Në studion e emisionit “Procesi Sportiv”, gazetari Gëzim Sinemati ka bërë një lidhje logjike për sa i përket faktit se skuadrat e lavdishme të futbollit shqiptar, kanë provuar të bien nga Superliga gjatë viteve të fundit.
“Ra nga Superliga Partizani, Dinamo, Tirana.
Tani e ka radhën Vllaznia. Duke parë edhe sjelljen e FSHF-së me Flamurtarin, nuk është çudi që vitin tjetër të rrëzojnë edhe Flamurtarin dhe të kompletohet misioni për t’i dhënë fund ekipeve të lavdishme të Shqipërisë.
Deri dje, kjo lavdi ishte te skuadrat, sot ka shkuar lart, te pushteti”, tha gazetari sportiv, Gëzim Sinemati./visport/