Gëzim Sinemati, opinionisti i njohur sportiv, mendon se klubet duhet të presin para se të vetëdeklarohen apo të pranojnë mendimin e opinionit se janë pretendentë për titull. Duke iu referuar situatës së Tiranës, në “Procesi Sportiv” ai theksoi se ishte çudi që bardheblutë kishin kaluar nga mbijetesa te trofeu i kampionatit.

“Më bën përshtypje kur thonë që kemi ndeshje shumë të fortë me ekipe pretendentë. Vetëm në Shqipëri është ky luks, që një ekip një vit më parë lufton të mbijetojë e sot është pretendent titulli. Kush i quan kështu? Në Serinë A është e pamundur që një ekip i tillë të ketë këto pretendime.

Tirana nuk duhet ta lejojë që të marrë një presion të tillë. Tirana të shohë luftën që bëri këto vite. Kanë ardhur emra, por shihini në lojë, pastaj krijohet opinioni nëse ekipi është për titull apo për më poshtë. Kush i bëri këto vlerësime?

Kështu mund të thuash edhe për Bylisin që është pretendent. Te Kukësi presidenti bën gjithmonë presion, sa herë e vë ekipin nën presion i merr më shumë.

Nuk komandon dot Sinani kush shkon e jo në stadium. Klubi nuk ndalon dot tifozët. Ka një lojë të pistë ndaj Flamurtarit, që ka vazhduar. Por Sinani kur duhej të fliste nuk foli, tani flet, por është vonë për të folur, ka kaluar koha.

Vonesa e rrogave nuk është vetëm e Flamurtarit por edhe i klubeve të tjera. Në të gjitha vonohen, por Flamurtari është fenomeni. Kur shkojnë në Vlorë, kush i ndalon këta lojtarë? Më parë shkonin edhe lojtarë e gjyqtarë se jepnin shumë lekë, tani kanë krijuar sindikate.

Derbi? Ne e fryjmë shumë, duhet marrë me qetësi. Mediat e spostojnë vëmendjen, se ngjarja me e madhe këtu është tribuna e jo fusha. Te ne  bëjnë xixa tifozët, ngjarja kryesore duhet të jetë niveli i lojës në fushë”, tha Sinemati. /vipsport/