Vllaznia fitoi 6-3 ndaj Dinamos dhe eshte ngjitur ne vendin e dyte ne renditje duke u rikonfirmuar edhe njehere tjeter si nje nga ekipet pretendente per titullin kampion te ketij sezoni.

Duke folur ne lidhje me ndeshjen e djeshme, analisti i njohur Gezim Sinemati ka vleresuar ne maksimum Vllaznine e cila sipas saj i dha nje leksion te mire Dinamos.

“Ishte ndeshje e mire e kampionatit. Vertete u shenuan 9 gola, por me teper u rikonfirmua edhe njehere fakti qe te Vllaznia e pelqejne futbollin e bukur. Luajne bukur, e kane shume te zhvilluar lojen ne sulm.

Ndersa per Dinamon them se i beri mire kjo humbje sepse para se te thojne qe do dalim kampione, me pare duhet te njohin realitetin e kampionatit shqiptar. Ajo mori leksionin e duhur nga Vllaznia.

Edhe Tirana eshte mire, por Vllaznia ka nje cilesi me shume sepse eshte shume e interesuar per fazen sulmuese dhe jo me kot beri 6 gola ne kete ndeshje. Une kam pare 3-4 ore tenis sot por edhe Vllaznia luajti tenis”- ka thene Sinemati.