Te jete e vertete kjo? Per momentin eshte thjesht nje deklarate e bere nga nje analist ne nje emision sportiv dhe nje gje e tille ka hapur nje debat te madh ne Kosove. Ka qene analisti Ramiz Shala i cili i ftuar ne emisionin ‘Krejt n’debat” ne TV Dukagjini, ai qe e ka hapur nje çeshtje te tille kur ka deklaruar:
““Sipas informatave që unë kam, FC Llapit ia kanë maru një hajmali Komiteti i Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s. Vendimi do të jetë i përafërt me Skënderbeun. Llapi pritet të dënohet me 10 vite përjashtim nga garat evropiane, dënim me vlerë monetare mbi 1 milionë euro dhe do t’i hiqet licenca e trajnerit, Tahir Batatinës.
Kam këto informata siç i ka edhe Federata e Futbollit të Kosovës. Sipas informatave tjera, këta kanë me e prit deri të përfundon 75% e garës, edhe në momentin që të arrijë kjo pikë, Federata do ta marrë vendimin”.
I menjehershem ka qene reagimi i FC Llapit i cili ka pergenjeshtruar çdo gje, madje ka paralajmeruar padi penale ndaj analistit Shala. Ja deklararata e ketij klubi:
“Deklarata e publikuar nga Ramiz Shala në emisionin “Dueli Sportiv” në TV Dukagjini me pretendimin se KF Llapi është dënuar nga UEFA nuk është e vërtetë dhe KF Llapi kërkon nga Ramiz Shala dhe TV Dukagjini tërheqjen e menjëhershme të deklaratës së tij me kërkim falje publike.
Po ashtu, KF Llapi me këtë reagim publik, i drejtohem TV Dukagjinit dhe analistit sportiv Ramiz Shala dhe të gjitha portaleve dhe personave që kanë shpërndarë deklaratën e tij, që menjëherë dhe pa vonesë të shfrytëzojnë hapësirën e njëjtë për këtë demant ashtu siç e shfrytëzojnë për shpërndarjen deklaratës së pavërtetë dhe shpifëse.
Andaj, kërkojmë nga Ramiz Shala, TV Dukagjini dhe të gjithë personat në fjalë të cilët kanë apostrofuar emrin e KF Llapi të kërkojnë falje publike apo distancohen për shpifjen dhe të pavërtetën e publikuar në këtë emsision, në përputhje me nenin 12, 13, 14 dhe 15 të Ligjit Civil nr.02/l-65 kundër Shpifjes dhe Fyerjes, në mënyrë që ta zbusni dëmin që tashmë keni shkaktuar klubit tonë.
Në të kundërtën, ne do të nisim procedurat ligjore për lajmin e paverifikuar dhe shpifës me kërkesë për kompensimin për dëmin e shkaktuar”.