Armando Broja është kthyer nga dëmtimi i gjatë.
Sulmuesi shqiptar këputi ligamentin në dhjetor të vitit që lamë pas dhe tani u rikthye te Chelsea, atje ku gjeti trajner tjetër, Pochetinon.
Ky i fundit ka marrë sinjale pozitive nga rikthimi i Brojës.
Pavarësisht se londinezët janë të hapur për të nënshkruar me një sulmues tjetër, mediat britanike raportojnë se Pochetino do t’i fillojë miqësoret duke hedhur Armando Brojën në sulm.