Lionel Mesi ishte një hap larg lamtumirës me Barcelonën në këtë merkato. Sulmuesi, për shkak të mosmarrëveshjeve me presidentin Bartomeu, kërkoi largimin.
Por, këmbëngulja e klubit bëri që “pleshti” të qëndronte edhe këtë sezon, pavarësisht se kjo nuk ishte dëshira e tij. Ndërkohë, u duk se Mesi kishte një raport disi të ftohtë edhe me trajnerin Ronald Kuman.
Kjo pasi me holandezi pati një takim kokë më kokë, ndërsa mediat theksuan se ata të dy nuk ishin dakord në shumë pika. Megjithatë, tashmë palët duhet të bashkëjetojnë edhe një sezon të paktën, ndërsa së fundmi Kuman është shprehur se për argjentinasin e ka përmendur disa herë se ai është më i miri.
“E kam thënë shumë herë që ai është më i miri. Në formën e tij fizike, është një futbollist shumë i rëndësishëm. E ka treguar ndër vite dhe shpresohet që të përsëritet e njëjta gjë edhe në këtë sezon”, u shpreh Kuman. /VipSport/