Përqindja e gabime të gjyqtarit në një ndeshje ka rënë nga 5% në më pak se 1%, ndërkohë që koha e humbur për të marrë një vendim përmes VAR (pamjeve televizive) është shumë u vogël dhe që nuk ndikon në ritmin e lojës apo minutat shtesë.
Kanë qenë këto detajet më të rëndësishme të analizuara dhe bëra publike nga Federata Italiane e Futbollit, që ka bërë një analizë të aplikimit për herë të parë në histori të sistemit VAR, teknologjia televizive në shërbim të gjyqtarëve.
“Rezultati është i jashtëzakonshëm dhe mund të përmirësohemi edhe më shumë në të ardhmen.
Jemi krenarë që Italia ishte nga shtetet e para që e aplikoi këtë system dhe përqindja e gabime të gjyqtarëve është ulur ndjeshëm.
Madje rezultatet kanë shkuar përtej pritshmërisë, ndaj mund të themi se sistemi VAR është një projekt i besueshëm për të ardhmen e futbollit”, u shpreh Nicola Rizzoli, ish-gjyqtar ndërkombëtar dhe sot përgjegjës për gjyqtarët në Serinë A italiane./telesport/