Mançester Siti është gati ta rinisë sërish sezonin me objektivat maksimalë si triumfi në kampionat, por mbi të gjitha Champions League. Për këtë, trajneri Pep Guardiola do të ketë nevojën e disa përforcimeve sidomos në aspektin ofensiv. Kështu, Siti është shumë pranë nënshkrimit me Xhek Grelish.

Lojtari i Aston Vilës është një nga më të vlerësuarit në futbollin ishullor dhe tashmë duket se ka ardhur momenti ku ai duhet të bëjë hapin e madh të karrierës.

25-vjeçari duket se është gati për këtë dhe e tregoi edhe ndeshjen e fundit me Anglinë ku ishte një nga më të mirët në përballjen me Çekinë.

Sakaq, për të marrë Grelish, qytetarët duhet të shkundin mirë xhepat, pasi do të nevojiten plot 100 milionë paund. Gjithsesi, paratë janë gati dhe sipas mediave britanikë, gjithçka do të bëhet zyrtare pas përfundimit të Euro 2020. /VipSport/