Mançester Siti kërkon të përmirësohet në mbrojtje sezonin e ardhshëm, teksa këmbëngul për të firmosur me Kalidu Kulibali. Mbrojtësi i Napolit është një nga më të mirët në rolin e tij, ndaj edhe trajneri Guardiola e do pjesë të prganikës së tij.
Drejtuesit e “qytetarëve” janë të gatshëm të kënaqin kërkesën e teknikut të tyre. Ndaj, së fundmi kanë formuluar një ofertë prej 65 milionë euro për Napolin, ndërsa senegalezit i ofrojnë një kontratë katërvjeçare me 6.5 milionë euro në sezon.
Në ditët në vazhdim menaxheri me origjinë shqiptarë, Fali Ramadani do të udhëtojë drejt Kaprit ku do të takohet me presidentin e Napolit, De Laurentis për t’i paraqitur ofertën e anglezëve.
Në fakt, pretendimet e Napolit janë më shumë se thjesht 65 milionë euro, megjithatë mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen situatat.