Mançester Siti vazhdon me marshin e fitoreve në Premier Ligë, kësaj radhe duke mundur me rezultatin 2-0 Notinghem Forestin.
Ishin Foden dhe Haland ata që i mjaftuan “qytetarëve” për të marrë fitoren e radhës në kampionat, teksa u detyruan të luanin një pjesë të mirë të lojës me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Rodrit, i cili i vendosi duart në fyt kundërshtarit.
Ka festë dhe për Luton, i cili barazoi në shtëpi me Ullvërhempton dhe duke marrë pikën e parë në Premier Ligë.
REZULTATET:
MANÇESTER SITI 2-0 NOTINGHEM FOREST
Foden 7’, Haland 14’
LUTON 1-1 ULLVËRHEMPTON
Morris (P) 65’ / Neto 50’
KRISTAJ PALAS 0-0 FULHEM