Pasi iku nga Barcelona për t’u rikthyer te Mançester Siti, Ilkai Gyndoan po përjeton një situatë të vështirë me klubin. Pas barazimit me Fejnordin, mesfushori gjerman foli për “BBC Radio Mançester”.
“Sa i përket ndeshjes, nuk kam përgjigje për të dhënë. Golat e pësuar shpjegohen nga mënyra se si i pësuam. Faji është vetëm i yni. Situata në të cilën ndodhemi është paksa e pashpjegueshme.
Nuk e di se çfarë po ndodh, të gjitha gjërat po shkojnë keq.
Ndonjëherë ju luftoni në ndeshje kundër çdo kundërshtari dhe ju jepni shanse, sepse çdo kundërshtar është mjaftueshëm i mirë, por në 3-0 ne po kontrollonim lojën dhe më pas e dhuruam atë kaq lehtë, ata na ndëshkuan në çdo situatë që kishin dhe kjo është padyshim shumë e vështirë për t’u pranuar”, përfundoi Gyndoan.