Laçi ia doli të fitojë me Teutën, por jo në të gjitha aspektet. Dëmtimet e Aleksandër Ignjatovic dhe Donald Rrapos kanë shqetësuar jo pak trajnerin Cungu, qëpo mendon tashmë për formacionin e fundjavës kundër Vllaznisë.
Për këtë sfidë është e sigurtë mungesa e mbrojtësit, duke pasur parasysh edhe shakllën e dëmtimit. Pak më ndryshe situata e Rrapos, që pësoi çarje në vetull. Gjithsesi, dëmtime të tilla duhen marrë seriozisht pasi janë shumë të rrezikshme.
Vlerësime të mëtejshme do bëhen në ditët në vazhdim, në bazë të shkallës së përmirësimit. Një trajner si Cungu e di mirë vlerën që kanë lojtarët dhe kërkon maksimumin nga ata.
Koha nuk pret dhe synimi kryesor është afrimi me kreun e rënditjes. Pavarësisht dëmtimeve, Laçi është një ekip i fortë me element cilësorë brenda vetes./newsport/