Duket se Kris Smolling nuk do të jetë më pjesë e Romës duke nisur nga sezonji i ardhshëm, me mbrojtësin që ka refuzuar sërish të rinovojë kontratën.
33-vjeçari ndodhet nën radarët e Interit, me zikaltërit që tashmë janë takuar me agjentin e Smolling për një transferim të mundshëm.
Siç raportojnë dhe mediat angleze, takimi mes palëve ka shkuar mirë dhe duket se ish-i i Mançester Junajtid do të zgjedhë Interin për sezonin tjetër.
Kjo mund të jetë dhe një mundësi mjaft e mirë për Marash Kumbullën, me mbrojtësin e Kombëtares që ishte nxjerrë në shitje nga Zhoze Murinjo, por që tashmë portugezi mund të ndryshojë mendje.