Një dëmtim i pësuar menjëherë pas grumbullimit më Kombëtaren shqiptare të futbollit, i ka kushtuar shumë shtrenjtë Kristjan Asllanit, i cili vazhdon të mbetet jashtë fushave të lojës me klubin e Interit. Edhe pse në javët e fundit ai mund të kishe qenë protagonist në fushë në vend të Çalhanollu, po ashtu të dëmtuar, mesfushori është lënë në tribunë apo stol nga Inzagi.

Ai ka marrë një goditje në gju dhe ka pasur vazhdimisht dhimbje, duke u stërvitur edhe me këmbën e fashuar për një pjesë të madhe të kohës në javët e fundit. Lojtari i është bashkuar në stërvitje grupit, por te Interi i kanë shmangur çdo lloj stërvitje që mund të sjellë përsëritjen e dëmtimit.

Edhe sot, Asllani është lënë jashtë ndeshjes brenda grupit, për të shmangur përplasje me futbollistët e tjerë, teksa kishte si zakonisht gjurin e fashuar.

Ai pritet të kthehet nesër në dispozicion të plotë të Inzagit dhe i gatshëm për ndeshjen e fundjavës, por mediat pranë klubit raportojnë se situata e tij do të vazhdojë të jetë nën monitorim të vazhdueshëm.