Situata e krijuar te Milani më në fund ka marrë një reagim.

Ai ka ardhur nëpërmjet fjalëve të Davide Kalabrias që nëpërmjet një postimi në profilin personal në “Instagram” ka sqaruar pozicionin e tij.

“Në ditët e fundit ka qarkulluar shumë lajme për mua dhe ekipin. Lajme të rreme që nuk do të meritonin peshë, por që tani besoj se kërkojnë një përgjigje për të mbrojtur imazhin tim dhe të grupit.

Këto pretendime për dinamika e fushës, krahasimet e ndryshme dhe jetën time private nuk përputhen me të vërtetën, krijojnë vetëm konfuzion dhe përçarje. Kërkoj respekt për veten, për punën tonë dhe për klubin që përfaqësojmë”, shkruante numri 2 kuqezi.