Sportistë dhe trajnerë të klubit shumësportësh Vllaznia, u solidarizuan me tragjedinë e ndodhur ditën e sotme, ku për shkak të tërmetit të fuqishëm, humbën jetë disa viktima..
Ata u paraqitën në spitalin e Shkodrës, për të dhuruar gjak për të plagosurit nga tërmeti, për të bërë të mundur mbulimin e nevojave për gjak.
Nje gjest vertete per t’vleresuar por njekohesisht shume domethenes per t’i ardhur ne ndihme njerezve ne nevoje ne keto momente shume te veshtira.
Padyshim qe sporti eshte pjese e jetes se perditshme dhe sportistet e trajneret e klubit shumesportesb Vllaznia sot nuk kane menduar shume per stervitjen.
Ata i jane drejtuar Spitalit Rajonal te Shkodres per te dhuruar gjak dhe natyrisht qe kjo gje eshte per t’u vleresuar. Sportistet dhe trajneret e Vllaznise sot jane treguar mbi te gjitha njerez.
www.shkodrasport.com