Sokol Cikalleshi duket se ka bërë gati valixhet dhe do të largohet nga skuadra e Goztepes. Sulmuesi kuqezi nuk ka përmbushur pritshmëritë te ekipi i tij dhe sipas mediave turke, është i pari që do të largohet.
28-vjeçari me shumë gjasa duhet të gjejë një skaudër të re në janar dhe e ardhmja e tij mbetet ende një mister. Por skuadra e Goztepe i ka planet e qarta dhe e ka gati pasuesin e sulmuesit kuqezi.
Objektivi kryesor i skuadrës turke është Mario Gomesh, sulmuesi i njohur gjerman që ka edhe një eksperiencë të mëparshme në kampionat turk, pasi ka mbrojtur ngjyrat e Beshiktashit./vipsport/