E ardhmja e Cristiano Ronaldo te Manchester United vazhdon të ngelet pezull, pasi sulmuesi portugez ka shprehur dëshirën të largohet nga djajtë pasi kërkon të luajë në Champions League.
E teksa CR7 nuk e ka të vendosur akoma të ardhmen e tij, skuadra angleze ka vazhduar stërvitjen, teksa ylli i kombëtares portugeze nuk është paraqitur në stërvitje për “arsye familjare”.
Sipas asaj që raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano, pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk do të paraqitet në stërvitje.
Lojtari 37-vjeçar po e kërkon largimin nga “Old Trafford”, ndërsa arsyeja e tij për të mos marrë pjesë në seancë stërvitore është për arsye familjare.
Chelsea, Bayern Munich dhe Napoli, thuhet se po i shikojnë mundësitë për transferimin e Ronaldos në këtë afat.
Madje, u raportua para pak ditësh se pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly është takuar me agjentin e CR7, Jorge Mendes, për të planifikuar një kalim të lojtarit në “Stamford Bridge”.