Vllaznia luan të dielën ndaj Kastriotit në stadiumin “Loro Boriçi”, teksa synimi i vetëm do të jetë rikthimi te fitorja. Mungesa të sigurta për trajnerin Mirel Josa janë mesfushori Lorik Boshnjaku dhe sulmuesi i krahut, Liridon Latifi, të cilët janë të dëmtuar.

Por rikthehen mbrojtësi i majtë, Esin Hakaj dhe mesfushori Herald Marku, të cilët pritet të zënë një vend në formacion ndaj Kastriotit. Gjasat janë që i riu Geralb Smajli, i cili luajti si titullar në dy takimet e fundit, të ulet në stol.

Në mesfushë nuk përjashtohet mundësia që të ketë hapësira edhe për mesfushorin e ri shkodran, Rejan Alivoda. Edhe në mbrojtje gjasat janë që t’i jepet një shans Dajan Shehit qe mund te luaje ne vend te Bulatovic i cili edhe ai ka probleme me demtimin.

Natyrisht qe jane edhe disa dilema per te cilat Josa do te vendose deri te dielen, megjithate e rendesishme eshte qe futbollistet te cilet do te zbresin ne fushen e lojes te japin me te miren qe Vllaznia ta fitoje kete ndeshje.