Humbja në minutat e fundit ndaj Tiranës, duket se ka sjellë një prishje qetësie te Vllaznia. Ajo mori një humbje në javën e 8-të të Superiores kundër Tiranës në shifrat 0-1.

Një disfatë që ndoshta erdhi në një moment ku dukej se ndeshja po shkonte drejt një barazimi 0-0. Por do ishte Florent Hasani që në sekondat e fundit të ndeshjes, do t’u jepte suksesin bardhebluve. Një rezultat që mesa duket tregoi më së miri edhe krizën më të cilën gjendet Vllaznia.

Situata nuk duket aspak e favorshme dhe e qetë. Kjo për më tepër ka treguar se forca e këtij ekipi nuk është aty ku pritej. Probleme në të gjithë aspektet, duke filluar që nga afrimet pa vlera dëmtimet që sjellin mungesa prej disa javësh e duke vijuar me atë.

Ekipi ka arritur vetëm 2 fitore në 8 javë, kjo duket mposhtur Kukësin në javën e parë me shifrat 3-1 dhe Teutën me rezultatin 2-0. Dy skuadra që realisht nuk janë kundërshtarët më të fortë të mundshëm në këtë kampionat. Kuqeblutë nuk kanë arritur asnjë sukses jashtë fushe.(PanoramaSport)