Sezoni 2019-2020 po mbyllet në mënyrën më të çuditshme për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare Ermir Lenjani. Futbollisti ndihmoi Sionin që të mbijetonte në elitën e futbollit zviceran dhe dje edhe të kalonte në gjysmëfinalet e Kupë së Zvicrës. Por ai nuk është i sigurt nëse do të jetë në fushë në finale e turneut, nëse skuadra e tij kalon Jang Bojz në gjysmëfinale në ditët në vijim.
Shkak për këtë bëhet fakti se lojtarët kanë nënshkruar marrëveshe me klubin që u mbyllet në gjysmë të muajit gusht, duke mos mbuluar datën e finales. Emra si Kasami, Maceias, Ndoje e Ermir Lenjani. Pikërisht lojtari shqiptar ka bërë të qartë se as që mendon të firnosë kontratën e tij për vetëm dy javë me klubin. “Një zgjatje me dy javë vetënm për shkak të një ndeshje as që është e mendueshme”, tha ai për mediat zvicerane.
“Fillimisht duhet të pushojmë, pasi kemi vetëm 2 ditë deri në ndeshjen gjysmëfinale në Bernë. Pastaj do të bisedoj me klubin bashkë me menaxherin tim”, tha ai. Lojtari synon që të zgjatë kontratën e tij edhe një vit me Sionin dhe jo vetëm pak ditë më shumë.
“Kjo është e vërtetë. Por kam edhe opsione të tjera. Megjithatë, më parë se të shohim si shkojnë gjërat të dielën”, deklaroi mbrojtësi shqiptar i cili pas kësaj ndeshje mbetet zyrtarisht një futbollist i lirë. /vipsport/