Drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati, nëpërmjet një lidhje live për emisionin “Gol pas Goli”, foli për situatën te klubi shkodran, ku fillimisht u raportua për një shkarkim të trajnerit Brdariç, ndërkohë që sot pati një prapaktheu nga drejtuesit, të cilët rikthyen teknikun gjerman. Në prononcimin e tij, Djarmati deklaroi:
“Pas ndeshjes së ndeshjes, na ka mbledhur donatori Xhaferri bashkë me kryetarin e bashkisë, ka marrë opinion nga të gjithë personat që ishin në mbledhje, më pas takoi trajnerin. Kemi fjetur të gjithë bashkë një natë, në mëngjes donatori takoi senatorët e ekipit në fund konkluzioni ishte për të vazhduar me Brdariç. Në këtë moment delikat nuk shohim një person tjetër që ka mundësi të vazhdojë me këtë projekt.
Ishte një muhabet brenda familjes, kemi folur për çdo opsion edhe brenda familjes. Ne rrezikojmë edhe Kupat e Europës. Çdo njeri në mbledhje dha opinionin e vetë. Në fund kemi dalë në një konluzion, që ai është trajneri që mund të na çojë drejt objektivit.
Xhaferri dhe trajneri folën vetë për dorëheqjen. Sa e di unë, asnjëherë nuk ishte shkarkimi, ishte një situatë, se si do dalim që këtu. Nuk jemi në një situatë pozitive.
Në këtë situatë ka fituar pjesa e logjikës dhe jo sportive. Lojtarët me opinionet që kanë dhënë, kanë treguar që kanë marrë përsipër shumë gjëra që nuk shkojnë. Unë besoj që shumë shpejt do të shikojmë edhe reagimin e lojtarëve.
Është një situatë e pabesueshme. Nuk e shpjegoj dot. Nuk e kam menduar kurrë që do dilja këtu dhe do të flisja për këtë situatë. Rroga nuk është problemi kryesor. Merkatoja nuk është problemi kryesor. Kemi ndryshuar shumë pak, mënyra e stërvitjes dhe organizimit është njësoj.
Do të shikojmë ndeshjet e radhës dhe do të shikojmë ku do të shkojë ekipi. Unë gjithmonë kur isha në rolin e opinionistit gjithmonë kam mbrojtur institucionin e trajnerit. Nuk jemi në rrugën e duhur ku ishim përpara, po të shikosh 9 ndeshjet e fundit.
Objektivi i Vllaznisë janë Kupat e Europës. Unë asnjëherë nuk e kam përmendur titullin kampion. Objektivi që në fillim kemi pasur Kupat e Europës”, u shpreh Matko Djarmati.