Ilir Daja nuk është paraqitur para mikrofonit të RTSH, pas ndeshjes me Laçin. Dinamo u mposht në Laç me rezultatin 1-0 dhe humbi vendin e dytë.

As dje, nuk kishte një konferencë për shtyp të publikuar nga Dinamo si zakonisht. Blutë e Ilir Dajës kanë siguruar ndërkohë Final Four, ndërsa luajnë vetëm për avantazhin e dy vendeve të para.

Laçi ndërkohë mban gjallë shpresat për mbijetesën me vetëm një javë të mbetur në Superiore.