Situata tek ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë mësohet të mos jetë aspak e mirë. Lojtarë që kanë nisur të largohen apo dhe të tjerë që duan të bëjnë një gjë të tillë.
Padyshim që kjo nuk është aspak pozitive. Në këto kushte, mësohet se trajneri Refik Vorfa ka qenë në dyshim për të vazhduar apo jo më punën me këtë skuadër.
Gjithsesi, ndërhyrja e drejtuesve të klubit duket se do t’i normalizojë gjërat. Në fazën e parë të kampionatit, kuqeblutë nuk pritet të kenë ndonjë paraaqitje kushedi se çfarë ndërkohë që në janar ka shpresa për një përmirësim të situatës.
Megjithatë, kampionatit pritet të jetë shumë i fortë sepse janë disa skuadra pretendente.
Teuta e Tirana janë përforcuar shumë ndërkohë që në sezonin e ri kanë pretendimet e tyre edhe Partizani, Kamza dhe Goga Basket.
Ne kete kontest, Vllaznise i mbetet te luftoje per te mos rene nga kategoria. Diçka absurde ta mendosh kur vetem 2-3 sezone me pare, ajo bente ligjin ne basketbollin shqiptar.
© shkodrasport.com