Ka përfunduar kryendeshja e javës së dhjetë në kampionatin Italian, ajo midis Napolit dhe Romës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ançeloti ka arritur të marrë një pikë me shumë vuajtje në “Sao Paolo”.
Goli i parë në këtë ndeshje u shënua nga romanistët me autor lojtarin Stefan El Sharaui.
Skuadra e Napolit ishte ajo që vazhdoi dominimin gjatë gjithë ndeshjes dhe në minutën e 90-të arriti të gjejë golin e barazimit me Driz Mertens.
Në këtë sfidë, që nga minuta e parë ka startuar dhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj i cili nuk e luajti të plotë këtë 90 minutësh. Hysaj është larguar nga fusha në minutën e 70-të duke i lënë vendin Malkuit.