Nuk ka paqe për Paulo Dybala, i cili nuk po përjeton momentin më të mirë me fanellën e Juventusit. Tri ulje në stol të njëpasnjëshme në Seria A janë një sinjal elokuent, se diçka është e gabuar prej tij. Dhe tani, gjithashtu, thashethemet e merkatos nuk mungojnë, me Jose Mourinhon gati për të përfituar nga koha e “venitjes” së argjentinasit te bardhezinjtë. Sipas “Daily Star”, Manchester United do të jetë në “pole position” për “Joya”. 70 milionë euro janë gati për “Zonjën e Vjetër”, një shifër që duket e ulët, por “Djajtë e Kuq” janë të sigurt në misionin e tyre.
Në Angli, ata e kanë studiuar tashmë planin për të rrëmbyer Dybala nga bardhezinjtë. Shifra kryesore do të ishte ajo e Javier Ribalta, i cili, si skaut i skuadrës së Juventusit, kaloi në verë te Manchester United. Raportet e drejtpërdrejta, në fakt, do ta lehtësonin shumë operacionin. Klubet gëzojnë një marrëdhënie të shkëlqyer edhe pas çështjes “Pogba”. As Real Madridi, as Barcelona; në të ardhmen, numri 10 i Juventusit duket se do të luajë në Premier League. Thashethemet e merkatos mund ta destabilizojnë atë edhe më shumë, ndërsa trajneri Allegri duhet ta rimarrë sa më shpejt që të jetë e mundur./telesport/