Skandali me deklarimin zyrtar të pagave dhe shmangja nga detyrimet për tatimet, është kthyer në fenomen në futbollin shqiptar dhe këtë e bëri të ditur sot Ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
Në nj interpelancë në parlament, ministri Ahmetaj ka publikuar listën me paga të deklaruara t cilat janë shumë larg pagave reale, madje edhe qesharake. Kështu, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku merr një pagë që arrin deri në 522 mijë lekë, ndërkohë që skandali vijon me klubet e futbollit. Në kushte të tilla, Ahmetaj është shprehur se formalizimi i futbollit në Shqipëri është detyrim.
FSHF
“Ilir Shulku e ka pagën bruto 522 mijë lekë, paguan kontribute punëdhënësi 15 mijë e 878 lekë dhe punëmarrësi 10 mijë e 56 lekë
Listë-pagesa Skënderbeu
“Kristi Vangjeli merr 100 mijë lekë në muaj, ndërkohë që ekonomistja e klubit merr 130 mijë lekë në muaj. De Souza Martins, trajner futbolli e kishte pagën 22 mijë lekë në muaj”.
Listë-pagesa Tirana
“Tirana ka dy periudha. Tirana e periudhës së kryetarit zyrtar të opozitës dhe periudha e Tiranës aktuale. Bujar Lubani, trajneri i madh dhe i nderuar merrte 36 mijë lekë në muaj, ndërsa Gugash Magani punonte me zero lekë. Ky nuk merrte pagë dhe e bënte punën nga pasioni për futbollin. Edhe Klodian Dervishi merrte zero lekë. Trajneri Joze Maria merr vetëm 90 mijë lekë, pastaj kemi Ilion Likën që merr 90 mijë lekë.
Rafal Kosta, trajner futbolli merr 60 mijë lekë. Klubet e futbollit janë shumë larg nga formalizimi. Kemi edhe Astrit Nallbanin që pagë bruto ka vetëm 1 lekë dhe këto shifra janë marrë nga tatimet”.
Listë-pagesa Vllaznia
“Armando Cungu, trajner merrte 544 mijë lekë dhe Vllaznia është më afër formalizimit”.
Klubi Partizani
“Dos Santos Alvesh, futbollist që merr pagë bruto 130 mijë lekë në muaj. Alban Hoxha merr 100 mijë lekë të reja dhe janë futbollistë që kanë reflektim më të përafërt me realitetin.
Formalizimi në klubet e futbollit është emergjencë. Po të krahasosh vitet 2014 me vitet e fundit ku po reflektohen pagat afër reales, ka një avancë në drejtim të së duhurës.
Me ligjin e ri për sportin, jam i bindur se situata do të avancojë akoma më pozitivisht. Është e dukshme që sporti ka nevojë të mbështetet nga qeveria”, u shpreh Ahmetaj. /Erjon Allaraj-VipSport.al/