Trendi i modës për retrospektivën, natyrisht që nuk do të ndalet edhe në Botërorin “Rusi 2018” për sa u përket modeleve të fanellave të disa prej skuadrave përfaqësuese që do të marrin pjesë në këtë event.
Por, duket se “Adidas” e ka ekzagjeruar me kthimin pas në kohë, teksa ka modeluar dhe më pas hedhur në treg, dizajnin e ri të uniformës së ekipit përfaqësues të Rusisë.
Prodhuesi i artikujve sportivë ka hedhur në treg një model të uniformës së Rusisë, të përshtatur në ide me ekipin përfaqësues të Rusisë në vitin 1991.
Por, rezulton një gabim fatal i Adidas. Në pjesën e përparme të uniformës janë të shkruara gërmat nistore që përfaqësonin Bashkimin Sovjetik të dikurshëm (USSR=Union of Soviet Socialist Republics).
Mbështetja e idesë në modelin e uniformave të Rusisë së vitit 1991, duket se nuk është marrë në konsideratë nga Adidas që në atë kohë kishte ende Bashkim Sovietik.
Në 1991, Rusia ishte një prej 15 shteteve të Bashkimit Sovietik, ndërsa ndeshjen e parë ndërkombëtare, ekipi përfaqësues i Rusisë (si shtet i vetëm) e luajti në gusht të vitit 1992.
Një përdorues i Twitter-it e ka krahasuar versionin e kthimit pas në kohë të fanellës së Rusisë, sikur të ishte bërë i njëjti model i një uniforme e Gjermanisë naziste.
Ai kujton në postimin e tij se nga viti 1930 deri në vitin 1950, Bashkimi Sovietik kishte vrarë miliona njerëz, përshirë rusë dhe të huaj.
Pra një gabim i Adidas që mund të evitohej dhe të mbështetej në idenë për të krijuar fanellën e re të Rusisë duke u kthyer pas në kohë, por jo kaq shumë, deri në 1991-shin.
Adidas do të dizenjojë dhe prodhojë 11 uniforma të ekipeve përfaqësuese të Botërorit “Rusi 2018” nga 32 skuadra pjesëmarrëse në këtë event futbollistik./vipsport/