Një skandal i vërtetë ka shpërthyer në Gjermani pasi rrjeti televiziv “ARD’ ka publikuar një sondazh shumë polemizues. Sipas tij, 1 në 5 tifozë kërkon që të ketë më shumë lojtarë “të bardhë” në radhët e përfaqësues së Gjermanisë.

Ky sondazh është cilësuar racist nga shumëkush dhe idenë më të qartë të kësaj e dha vetë trajneri përfaqësueses gjermane, Julian Nagelsman, në konferencën e sotme për shtyp.

“Mendoj se pyetja në vetvete është çmenduri, si fakti që e bëjmë një pyetje të tillë në televizionin publik. Unë u trondita, e pranoj që është shumë raciste. Kam ndjesinë që na duhet të zgjohemi.

Ne po luajmë një Kampionat Europian për këdo në vendin tonë. Uroj që të asnjëherë të mos më duhet të lexoj më për sondazhe të tilla m***”, ishte komenti i trajnerit të Gjermanisë.