Padyshim që ka shumë arsye pse Werder Bremen po kalon një periudhë të dobët gjatë viteve të fundit. Financat e klubit nuk kanë qenë të qëndrueshme, shumë lojtarë janë larguar dhe jo-cilësorë kanë ardhur.
Por një arsye është po aq e rëndësishme, dhe mbi të gjitha e turpshme. Siç zbulon e përditshmja gjermane Bild, lojtarët dhe trajneri i Werder Bremen kanë kohë që pinë birrë të skaduar.
Po po, e dëgjuat tamam. Në konferencat për shtyp të klubit është servirur birrë e skaduar, dhe nuk bëhet fjalë për një apo dy muaj, por plot tre vite.
Shishet e Becks 33cl të cilat vendosen sipër tavolinës së pjesëtarëve të klubit kanë skaduar që prej vitit 2015.
Mbase me një birrë të mirë skuadra do të kishte pasur më shumë pikë në renditjen e Bundesliga-s./telesport/