Peshengritesi shkodran Saimir Lagjia nuk do te marre pjese ne kampionatin europian qe do te zhvillohet pas pak ditesh ne Poloni. E gjitha kjo si rrjedhoje e neglizhences se drejtuesve te Federates tone.

Kombëtarja shqiptare e peshëngritjes për moshat U-15 dhe U-17 prej dy javësh ka nisur përgatitjet për kampionatin Europian që do mabhet nga 20-27 gusht në Poloni.

Për tre nga katër sportistët e Shqipërisë që do ishin në këtë event ka mbërritur një lajm i pakëndshëm, teksa nuk do jenë në event. Gjithçka lidhet me regjistrimin e tyre në programin ADAMS që “Wada” ka krijuar në luftën kundër dopingut.

Franko Ferrari, Ertjan Kofsha dhe Saimir Lagjia nuk janë regjistruar për shkak të neglizhencave, me Federatën që e kalon fajin në anën e trajnerëve dhe sportistëve.

Sipas FSHP një gjë e tillë bëhet në mënyrë personale, ndërsa I vetmi përfaqësues që e ka bërë është Samuel Bishanaku. Të gjithë zyrtarët e kalojnë fajin te njëri-tjetri, duke bërë që Shqipëria të humbasë këtë garë me peshëngritësit e rinj.