Mediat portugeze kanë raportuar se tifozët e Sporting Lisbona-s kanë kryer sot akte vandalizmi ndaj futbollistëve të skuadrës së tyre.
Sot, tifozët e Sporting ndërprenë stërvitjen e ekipit dhe sulmuan lojtarët dhe stafin e tij.
Sporting ka lëshuar një deklaratë duke dënuar atë që e quan “akt vandal dhe sulm ndaj lojtarëve dhe stafit të trajnerëve”.
Televizioni publik RTP thotë se rreth 50 tifozë, të cilët kishin mbuluar fytyrat e tyre për të mos u identifikuar, të pajisur me mjete të forta dhe rripa në duar ndërprenë stërvitjen e Sporting dhe sulmuan futbollistin Bas Dost, por edhe Acuna-n dhe Misic.
Tifozët e revoltuar shkatërruan edhe dhomat e zhveshjes në qendrën stërvitore të Sporting Lisbona-s.
Sporting humbi vendin e dytë në kampionatin e Portugalisë duke mos marrë pjesë në Champions për sezonin e ardhshëm.
Humbja me Maritimo-n në fundjavë bëri që Sporting ta lëshonte vendin e dytë që tashmë e mban Benfica.
Sporting ishte duke u përgatitur sot për finalen e Kupës së Portugalisë kundër Aves, që do të luhet të dielën./Vipsport/