Një gjest i turpshëm ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së sotme në mes ekipeve të Tiranës dhe Vllaznisë. Pikërisht pranë urës tek “Vasil Shanto”, njëri nga autobuzët e tifozëve të Vllaznisë është gjuajtur me gurë nga tifozët e Tiranës që të zhgënjyer nga humbja, kanë dashur “të marrin hak” tek xhamat.
Si pasojë e këtyre gurëve të hedhur, janë thyer tre xhama të autobuzit, ai përpara dhe dy xhama anësorë. Me të ndodhur kjo, tifozët shkodranë kanë zbritur menjëherë nga autobuzi dhe i janë drejtuar agresorëve që të frikësuar prej tyre kanë ikur me vrap. Pranë tifozëve kuqeblu nuk kanë vonuar të shkojnë edhe drejtuesit e Vllaznisë por edhe uniformat blu të cilat mësohet të kenë shoqëruar në komisariat një nga tifozët bardheblu. Një ngjarje e turpshme e cila natyrisht që duhet të nxjerrë përgjegjësitë edhe të policisë së kryeqytetit që nuk ka shoqëruar shkodranët deri në dalje të kryeqytetit.
© shkodrasport.com