Vala e përjashtimeve të skuadrave italiane nga ligat respektive, duket se do të vazhdojë ende, duke qenë se së fundmi është përjashtuar skuadra e Avelions, ekip me të cilën mbylli sezonin, Armando Vajushi.

Vendimi për të përjashtuar Avelinon është marrë nga Këshilli Federal, i cili nuk e ka regjistruar Avelinon për shkak të disa borxheve që ka.

Co.Vi.So.c ka paraqitur në federatë një siguri prej 800 mijë eurosh, por kjo shifër është hedhur poshtë.

Në fakt, përjashtimi i Avelinos nga kampionati, është provizor, duke qenë se “ujqërit” kanë edhe një shans të fundit, duke e ankimuar në një shkallë më të lartë, në Këshillin e Garancisë. /Vipsport/