Skandali i tjetërsimit të pronave ka marrë përmasa të mëdha. Arrestimi i kryetarit të bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, ka sjellë menjëherë bujë të madhe.

Madje, kësaj katrahure nuk i kanë shpëtuar as njerëz me integritet në botën e futbollit të vendit tonë.

Pas mbrojtësit të qendrës, Renato Malota, i cili luan me Vllazninë, i përfshirë në këtë skemë mashtrimi është edhe portieri i Shqipërisë dhe skuadrës së Serie A, Atalanta, Etrit Berisha.

Saktësisht prindërit e tij, të cilët kanë blerë pronë te individët që kanë tjetërsuar pronësinë.

Veç kryebashkiakut të Lezhës, janë edhe 6 zyrtarë të tjerë që janë ndaluar nga policia me urdhër të Prokurorisë.

Janë pikërisht pesë parcela toke me sipërfaqe 258 324 m2 të sekuestruara.

Toka ndodhet në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Njihet si zonë turistike dhe e preferuar nga turistët. /EDS/