Rusia është përjashtuar nga Lojërat Olimpike të cilat zhvillohen gjatë dimrit në Korenë e Jugut. Ky vendim ka ardhur pasi sportistët e Rusisë kanë marrë doping.Njoftimi është bërë publik nga “IOC”, organizata më e lartë e cila ka në drejtim evenimentet të këtij lloji. Presidenti i saj, Tomas Bah, e bënë njoftimi zyrtar në Lausane të Zvicrës gjatë ditës së sotme. Ky ishte një investigim i gjatë prej 17-muajsh, i cili kryesohej nga presidenti i mëparshëm i Zvicrës, Samuel Shmid.

Megjithatë nëse sportistët rusë e provojnë veten se janë të pafajshëm në këtë mes, atëherë ata mund të konkurrojnë në Lojërat Olimpike me flamur neutral, por jo flamurin e Rusisë. Lojërat Olimpike do të mbahen në 9 shkurt në Korenë e Jugut.