Kampionati më i trukuar në botë është padyshim ai i Nigerisë. 70% e ndeshjeve në këtë kampionat fitohen nga vendasit, çdo gjë është e trukuar, arbitrat goditen vazhdimisht dhe gjithmonë heshtet.

Federata e futbollit të këtij vendi ka marrë vendimin që arbitrat të paguhen nga ekipet vendase, prandaj gjyqtarët ngelën shpesh pa rrogë nëse vendimet e tyre nuk i shkojnë përshtat një ekipi. Dhe nuk mbyllet këtu, ndodh shpesh që arbitrat të rrihen dhe t’u bëhet jeta ferr, për të mos dalë nga stadiumi i qetë. Për këtë arsye, skuadrat vendase fitojnë 70% të ndeshjeve, ndërsa miqtë, shpesh dështojnë në transfertat e tyre.

Kulmi i historisë së futbollit nigerian ishte në vitin 2013, ku ndodh trukimi më i egër në botën e futbollit. Në divizionin e dytë të Nigerisë po luftohej mes Plateau United dhe Police Machine, për ekipin që do të ngjitej në kategori. Lufta e tyre ishte me diferencën e golave pasi kishin të njëjtën sasi pikësh. Pjesa e parë asokohe mes Plateau United dhe Akurba, në ndeshjen e fundit të kampionatit, do të mbyllej 7-0, ndërsa Police Machine po fitonte 6-0 në ndeshjen kundër Bubayaro.

Të dy ekipet shkuan në dhomat e zhveshjes dhe po shikonin rezultatet e njëri-tjetrit. Kështu ata u futën në fushë për pjesën e dytë duke mos kërkuar që të rrezikonin shumë. Plateau United shënoi 72 gola të tjerë në pjesën e dytë për ta mbyllur rezultatin në 79-0. Nga krahu tjetër, Police Machine shënoi 61 gola të tjerë në pjesën e dytë për ta dërguar rezultatin në 67-0. Një çmenduri e vërtetë që nuk kishte lidhje me futbollin, ndërsa Federata e detyruar nga xhiro e ngjarjes në mediat botërore, vendosi që t’i përjashtonte këto katër ekipe nga futbolli për 10 vite. /Sport Ekspres/