Një ndeshje e trukuar në nivelin më të lart të futbollit europian. As më shumë, e as më pak, por në fazën e grupeve të Champions League. Një ngjarje që vazhdon të bëjë jehonë, ajo e akuzave për takimin e luajtur ndërmjet Paris Seint Zhermen dhe Crvena Zvezdës.
Mediat ndërkombëtare flisnin për fluks anormal bastes, për fitoren e francezëve më pesë gola diferencë, diçka që në fund u realizua, pasi ekipi I Tukel triumfoi 6-1.
Akuzat vazhdonin edhe më tej, me një drejtues të lart të klubit serb që dyshohet se ka vendosu 5 milionë euro në baste kundër ekipit të tij, duke fituar shumë më tepër parà.
Sipas informacioneve më të fundit, UEFA ishte plotësisht në dijeni të rrezikut të trukimit të ndeshjes, të cilën u’a kishte sinjalizuar autoriteteve, në rastin konkret Prokurorisë në Francë.