Një ngjarje skandaloze ka ndodhur mbrëmë në Kormend të Hungarisë. Atje është zhvilluar sfida e vlefshme për kualifikimet e FIBA Europe Cup, mes ekipit të Kormendit dhe Anorthosis nga Qipro, ku në fund triumfoi ekipi hungarez me rezultat 91-87.

Tifozët e skuadrës qipriote, paturpësisht siç edhe mund të shihet nga fotografitë, gjatë tërë ndeshjes kanë mbajtur lartë hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb.

Sigurisht që kompeticioni evropian në fjalë, por edhe shtëpia kryesore e basketbollit në botë, FIBA duhet ta dënojë këtë akt të shëmtuar, i cili nuk është se po ndodh sot për herë të parë, por edhe në ndeshjet e skuadrës serbe, C.Zvezda në Euroligë, por edhe në ndeshje e kompeticione tjera.

FIBA dhe kompeticionet e tjera evropiane, shumë mirë e dinë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran e i pranuar nga shtetet më të fuqishme në botë dhe se është pranuar edhe nga FIBA Evropa e FIBA Bota, prandaj duhet të reagohet.