Në ditët e fundit, Vllaznia është padyshim një nga klubet aktive në merkato. Së fundmi, kuqeblutë zyrtarizuan Juriç, një mbrojtës me CV shumë të mirë dhe i aktivizuar rregullisht.

Nëse u bëjmë një skaner futbollistëve të afruar deri më tani, mund të shihet qartë se Vllaznia është përqendruar shumë pak në tregun vendës dhe kryesisht në atë ballkanas, për të mbuluar hapësirat e lëna nga të larguarit, si edhe për të forcuar skuadrën.

Gjithashtu, siç mund të shihet më poshtë, të gjithë futbollistët janë aktivizuar rregullisht në ish-ekipet e tyre. Megjithatë, padyshim nga ai që pritet më shumë, është nga sulmuesi Kristijan Vulaj, për vetë atë çfarë ka shfaqur së fundmi me ekipin e Deçiç. /Maringlen ZHIVANI/

Lorik Boshnjaku

Skuadra e shkuar – Prishtina

Mosha – 26-vjeç

Pozicioni – Mesfushor

Ndeshje si titullar – 29 (29)

Minuta – 2610

Gola – 0

Assist – 4

Kartonë të verdhë – 2

Vlera – 250 mijë euro

Kaina Nunes

Skuadra e shkuar – Kastrioti

Mosha – 25-vjeç

Pozicioni – Sulmues

Ndeshje si titullar – 16 (20)

Minuta – 1315

Gola – 7

Assist – 0

Kartonë të verdhë – 4

Vlera – 225 mijë euro


Dajan Shehi

Skuadra e shkuar – Skënderbeu

Mosha – 25-vjeç

Pozicioni – Mbrojtës

Ndeshje si titullar – 15 (15)

Minuta – 1350

Gola – 0

Assist – 0

Kartonë të verdhë – 3

Vlera – 150 mijë euro


Kristijan Vulaj

Skuadra e shkuar – Deçiç

Mosha – 24-vjeç

Pozicioni – Sulmues

Ndeshje si titullar – 31 (35)

Minuta – 2670

Gola – 11

Assist – 0

Kartonë të verdhë – 2

Vlera – 350 mijë euro

Marko Juriç

Skuadra e shkuar – Shiroki Brijeg

Mosha – 27-vjeç

Pozicioni – Mbrojtës

Ndeshje si titullar – 27 (27)

Minuta – 2429

Gola – 0

Assist – 2

Kartonë të verdhë – 4

Vlera – 200 mijë euro