Mario Mitaj ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në radhët e Kombëtares shqiptare, pavarësisht humbjes 0-3 përballë Kilit në miqësoren e zhvilluar në Parma. Mitaj tregoi aftësi fantastike, sa here kishte apo jo topin në këmbë.

I përfolur për një kalim të mundshëm te Juventusi, dje në stadiumin “Tardini” ishin prezent edhe skautët e “Zonjës”.

Sipas mediave italiane, të deleguarit e Juventusit kanë ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Kili, duke parë kështu edhe paraqitjen e Mario Mitajt.

Thuhet se 20-vjeçari shqiptari i ka mahnitur skautët e “Zonjës së Vjetër”, duke e bërë si korsi krahun e majtë. Cristiano Guintoli e ka monitoruar Mitajn prej kohësh, por pas paraqitjes së mbrëmshme, tashmë ‘ylli’ i Kombëatres shqiptare është kthyer në objektiv konkret./newsport/