Që me ardhjen e tij në krye të skuadrës shkodrane të Ernest Gjokës, tifozët kanë vërejtur një Vllazni më sulmuese. Ka prodhur më shumë raste, ka shënuar më shumë gola dhe ka dhënë më shumë shpresë për lojën ofensive e cila në fakt u pëlqen shumë tifozëve kuqeblu. Nëse deri më tani, Vllaznia ka luajtur me një sulmues të vetëm në majë dhe një mesfushor të avancuar pas tij, me kalimin e javëve, duket se skuadra do të ndryshojë edhe skemën e lojës.

Këtë gjë e ka zbuluar vetë trajneri pikërisht në komunikimin me tifozët, është pyetur nga njëri prej tyre pikërisht për skemën që do të aplikojë në të ardhmen. Dhe përgjigja e Gjokës ka qenë kjo: “Mendoj që sipas lojtarëve që kemi aktualisht në dispozicion, do të kemi tre mesfushorë qendre dhe vetëm një sulmues në majë. Por, kam qejf të luaj me dy sulmues dalëngadalë”. Në fakt këtë gjë e provoi për 45 minuta në miqësoren ndaj Vllaznisë B, ku përkrah njëri- tjetrit kanë qenë Sukaj dhe Ribaj. Kjo dyshe mund të luajë sëbashku edhe në kampionat.
© shkodrasport.com